Komuna e Hanit të Elezit blen telefon rreth 1 mijë euro për nevoja të aktiviteteve e incizim të seancave
Komuna e Hanit të Elezit ka nënshkruar kontratë në vlerë 999.50 euro për blerjen e një telefoni mobil.
Sipas të dhënave në Komisionin Rregullativ të Prokurimit telefoni do përdoret për nevoja të aktiviteteve komunale dhe incizim të seancave të Kuvendit Komunal.
Përfitues i këtij tenderi është operatori ekonomik ‘Sevxhane Vila B.I..’
Në përshkrimin e kontratës është bërë e ditur se telefoni duhet të jetë i papërdorur dhe të ketë garancion së paku 12 muaj prej kur pranohet furnizmi si dhe të jetë i shoqëruar me mbushës (adapter).
Tutje, në detaje të kontratës potencohet se telefoni duhet të jetë me sistem operativ IOS ose Android.
Njoftimi për këtë kontratë është hapur më 3 janar derisa, nënshkrimi është bërë më 27 shkurt 2023.
KALLXO.com ka tentuar të marr deklarim nga zyrtarë të komunës lidhur me llojin e telefonit të blerë dhe nëse kanë marr ofertë me cmim më të lirë, por deri në momentin e publikimt nuk është dhënë ndonjë përgjigje.