Komuna e Ferizajt: Parambrëmjet e maturës janë të jashtëligjshme

Komuna e Ferizajt ka thënë se parambrëmjet e maturës janë të jashtëligjshme dhe se nuk janë të organizuara nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

“”Parambrëmje e maturës”, janë organizime të jashtëligjshme, private, pra jo institucionale dhe si të tilla, nuk kanë mbështetjen dhe nuk janë të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, as nga mësimdhënësit dhe as drejtuesit e shkollave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Tutje ata kanë thënë se këto organizime nuk janë institucionale dhe se rrjedhimisht institucionet lokale të arsimit nuk bartin përgjegjësinë për rrjedhën e këtyre ngjarjeve.

Komuna e Ferizajt ka bërë apel tek organet e sigurisë që të përcjellin organizimet e tilla.

“Apelojmë tek organet e sigurisë dhe organet zbatuese të masave anti-COVID, që të ndjekin nga afër dhe të veprojnë komfor legjislacionit në fuqi lidhur me këto organizime”, thuhet në njoftimin e tyre.