Ilustrim

Kamerat automatike të trafikut në kryeqytet do ndihmojnë policinë në shqiptim të gjobave

Komuna e Prishtinës ka në plan që në muajin e ardhshëm të fillojë vendosjen e kamerave të trafikut nëpër qytet.

Përmes këtij projekti, do jepet ndihmë edhe për policinë në shqiptim të gjobave pasi kamerat automatike do identifikojnë shkeljet në trafik si, shpejtësia, rripi i sigurisë, mos respektimi i semaforëve, etj.

Në projekt buxhetin për vitin 2021, komuna ka ndarë 100 mijë euro për implementim të këtij projekti.

Të hyrat nga këto gjoba do shkojnë për komunën, pasi gjobat shqiptohen në rrugët e kryeqytetit.

Me anë të këtij projekti, komuna po ashtu planifikon të vendos edhe matës që mbajnë evidencë të numrit të makinave që hyjnë në kryeqytet nga jashtë.

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka bërë vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër sheshe, si zonat më të frekuentuara të qytetit ku zhvillohen aktivitete të ndryshme.