Rufki Suma. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pritjet dhe puna në Han të Elezit nga kryetari i pavarur 

Komuna me 11 fshatra dhe rreth 10 mijë banorë tash e tre mandate qeveriset nga kryetari pa parti politike, Rufki Suma.

Për të folur rreth premtimeve të mbajtura dhe të pambajtura, Suma ishte pjesë e debatit ‘Jeta në Komunë’ 2020. 

Edhe pse Suma nuk ka premtuar shumë, fjalët të cilat i ka thënë i ka krahasuar më buxhetin që ka komuna.

Në vitin 2017 në ‘Debat Përnime’ në kohë zgjedhjesh, Suma kishte premtuar se do ta regjistronte pronën në emër të përbashkët me bashkëshorten e tij, ky ishte ndër premtimet e para të përmbushura.

Megjithatë, hulumtimi në terren, opozita, rinia e qytetarët sfiduan kryetarin Suma në çështje të ndryshme, si ajo e ujit, ndërtimit të stacionit të autobusëve, deponitw e  mbeturinave, mungesa e mjekëve e ndërtimi i çerdhes.

Në debat të ftuar ishin edhe asamblistët  Mehmet Ballazhi (PDK), Nora Ballazhi- Xhoni (AAK) dhe Elmedina Ballazhi, gazetare.

Furnizimi i vetëm 60% të komunës me ujë dhe reduktimi i furnizimit vazhdon të jetë problem për banorët e Hanit të Elezit. 

Kjo komunë ka vetëm një Qendër të Mjekësisë Familjare dhe një Amulancë Mjekësore Familjare.

Kryetari në debat u përball edhe me pyetjet për funksionimin e çerdhes, mungesën e stomatologëve e deponitw e mbeturinave.

Problemi i vazhdueshëm me ujësjellësin 

Banorët e Hanit të Elezit vazhdojnë të përballen me mungesën e ujësjellësit, problem i cili ësht diskutuar ndër vite.

Që nga zgjedhjet e fundit, përveç Hanit të Elezit, Lagjes së Re, një pjesë të fshatit Seçishtë dhe fshatit Gorancë, gjatë mandatit të kryetarit Suma, ujësjellësi është instaluar edhe në fshatrat, Pustenik,Dremjak, Paldenicë, Rezhancë, Dimcë, por ka ndërprerje të mëdha të ujit.

I pyetur nga Jeta Xharra se pse banorët e Hanit të Elezit vazhdojnë të përballen me problemet e ujësjellësit, kryetari Suma ka treguar zanafillën e problemit që kanë pasur deri më tani.

“Çështja e ujit të pijes, unë asnjëherë nuk kam thënë që do ta zgjidhim problemin e ujit, për shkak se nuk varet prej nesh. Qysh prej vitit 2008/2009 ka fillu projekti i realizimit të ujit të pijshëm për Hanin e Elezit, prej përroskës Dimcës, prej vitit 2010 është përuru fabrika për përpunimin e ujit, që ka kushtu 15 mijë euro”, ka thënë Suma.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtyre viteve të furnizimit të banorëve më ujësjellës ka pasur mosmarrëveshje me kompaninë ‘Bifurkacioni’.

“Kanë thanë që të rregullohet aparati i cili kur ka turbullira, ta përpunon më shpejt, ne vetë s’kemi mujtë, kemi kërku prej ‘Bifurkacionit’ ta merr në menaxhim ashtu qysh ka qenë në marrëveshje të mirëkuptimit. Kompania ‘Bifurkacioni’ asnjëherë nuk e ka marrë në menaxhim me arsyetim se ende nuk është bërë pranimi teknik.”, ka thënë Suma. 

Në anën tjetër asamblisti Ballazhi ka komentuar çështjen e ujësjellësit duke kundërshtuar kryetarin Suma.

“Çështje e ujit jo që ish dashtë me u rregullu, por ishte dashtë me u harru  para shumë vjetëve, tek ‘Bifurkacioni e di kryetari shumë mirë.”, ka thënë Mehmet Ballzhi.

Mehmet Ballazhi, PDK. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suma ka sqaruar se një pjsë të problemit tani e kanë zgjidhur me ‘Bifurkacionin’. 

“Ne jemi dakordu se nëse ata (Bifurkacioni) e mirëmban, Bifurkacioni fillimisht e ka neglizhu ka thënë ne jemi në gjendje me e marr përsipër, por nuk kemi zyre edhe nuk kemi aparaturë ose pajisje të tjera. Ne i kemi ofru edhe zyrën pa qira, i kemi ofru edhe tavolinën edhe kompjuter edhe e kanë hap zyrën, tashti fatmirësisht e menaxhon vetëm një pjesë të ujit që vjen me burim nga Glloboçica, ndërsa pjesë tjetër që vjen nga përroska e Dimcës ende nuk e ka menaxhuar.”, ka bërë të ditur ai.

Komuna me vetëm një çerdhe, por të pafunksionalizuar Komuna e Hanit të Elezit deri para pak viteve ka qenë komuna e cila nuk ka pasur çerdhe për fëmijët. Në vitin 2017 një ndër premtimet ishte ndërtimi i kësaj çerdhe, e cila tani ende nuk është funksionalizuar, mirëpo kryetari ka mbajtur premtimin për ndërtimin e saj.

Cerdhja ne Han te Elezit, foto:Gentiana Ahmeti KALLXO.com

“Tani është në ndërtim e sipër çerdhja e fëmijëve në Han të Elezit, ku besojmë që nëse këtë vit nuk përfundon pranverën e vitit tjetër duhet të përfundojë dhe të jetë e që në shtatorin e vitit tjetër, me fillimin e vitit tjetër shkollor, me siguri.”, kishte premtuar Suma.

Në emsionin ‘Jeta në Komunë’, kryetari ka sqaruar pse nuk ka fillar puna në këtë çerdhe.

“Nuk kemi mujt me hap konkurs pa i nda mjetet, pa na legalizu Qeveria. Tashti duhet me u funksionalizu (para vitit 2021), kemi fillu me i bë disa riparime ose dëmtime”, ka thënë Suma.

Në fund të muajit gusht, në Han të Elezit është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, ndërsa konkursi për punësimin e edukatoreve do të jetë i hapur deri më 14 nëntor.

Mungesa e mjekëve në Han të Elezit, komuna e cila funksionin me vetëm një 

Qendër të Mjekësisë Familjare dhe një Ambulancë Mjekësore Familjare, përballet edhe me mungesën e mjekut familjar, stomatologut, gjinekologut.

Për të gjitha shërbimet mjekësore të cilat nuk ofrohen në QKMF-në në Han të Elezit, banorët detyrohen që për shërbime mjekësore të shkojnë në Kaçanik ose në Ferizaj.

Në emisionin “Jeta në Komunë”,Suma, ka treguar pse kjo komunë nuk ka stomatolog në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Dy drejtorat që kanë qenë më herët, kanë qenë edhe stomatologë edhe drejtorë të QKMF-së dhe në momentin që ata janë largu dhe tashti drejtori i QKMF-së është mjek i përgjithshëm automatikisht është blloku ose është blloku vendi i stomatologut”, ka thënë Suma.

Në emisionin “Jeta në Komunë”, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar pse kjo komunë nuk ka stomatolog në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Dy drejtorët që kanë qenë më herët, kanë qenë edhe stomatologë edhe drejtorë të QKMF-së dhe në momentin që ata janë largu dhe tashti drejtori i QKMF-së është mjek i përgjithshëm automatikisht është blloku ose është blloku vendi i stomatologut”, ka thënë Suma.

 Problemet e ambientit

Problem për banorët e Komunës së Hanit të Elezit vazhdon të jetë ndotja e ajrit nga fabrika e çimentos, e cila ndodhet në qytet. 

Për këtë, kryetari Suma ka thënë se ndotja nuk është e njëjtë si vitet e kaluara. 

“Nuk është ajo ndotja që ka qenë më herët, ka ndotje, por n uk është ajo ndotja që ka qenë më herët, mirëpo ndotje ka”, ka thënë ai.

Deponitë e mbeturinave nuk mungojnë as në malet e lumin ‘Lepenc’ në Han të Elezit. Por, problem tjetër në këtë komunë, sipas kryetarit banorët është fakti se nuk kanë lejuar të pastrojnë disa nga hapësirat, të cilat ndodhen afër pronave të tyre.

“Për mbeturinat tek lumi ‘Lepenc’ nuk i kanë lanë qytetarët me u ofru kompania e pastrimit, bile kanë pas edhe probleme fizike. Ka qytetar të kësaj pjese që nuk kanë leju.”, ka thënë kryetari. 

Kurse për mbeturinat në fshatin Kryenik dhe Gornacë, ka thënë se janë pastruar vitin e kaluar, po që vendet e njëjta janë mbushur përsëri.

“Vjet ka dal kompania ka pastru, prap i kanë hedh këtë vit”, shtoi ai.

Sipas kryetarit, Rufki Suma vetëm 20 gjoba janë shqiptuar për ndotje të ambientit.