Kryetari i Shtimes përballë Jeta Xharrës- VIDEO

Sonte në #KallxoPërnime, në kuadër të debateve “Jeta në Komunë”, mund të ndiqni debatin për Komunën e Shtimes.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, është përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit të komunës që e drejton.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi ndaj Naim Ismajlit të PDK-së përmes balotazhit.

Premtimet, punët e kryera e ato të pakryera si dhe jeta në Shtime janë temat që trajtohen gjatë debatit.

Pse nuk u krye mbikalimi në fshatin Davidovc?

A u ndërtuan çerdhet e premtuara?

Ujësjellësi e kanalizimi në Shtime a kanë përfunduar?

Pse nuk u ndërtua sheshi i premtuar në Shtime?

Si ndodhi që shkolla që u përurua para një viti ka mure të çara dhe uji pikon brenda saj?

Si u bë që rruga e përuruar në muajin gusht të del me dëmtime?

Qeverisja komunale përballet edhe me çështjen e punësimeve familjarëve, ndërkohë që Qemajl Aliu përballet me pretendimet për blerje të asamblistëve komunal.