Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish drejtori i Shpend Ahmetit synon pozitën e drejtorit të QKMF-së në Prishtinë

Ish-drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi synon pozitën e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë.

Gashi para disa ditëve ka konfirmuar se në dakordim më kryetarin, Shpend Ahmeti, është liruar nga pozita si drejtor në komunë.

Në shpalljen e komunës për pozitën si drejtor në QMKF shihet se në mesin e kandidatëve kryesor që kanë arritur deri tek faza finale, ajo e intervistës me gojë, është edhe Bujar Gashi.

 

Testi i fundit për këtë pozitë është mbajtur gjatë ditë së djeshme, kurse rezultatet nuk janë bërë ende të ditura.

Gashi për këtë pozitë ka edhe dy kundërkandidate, Florie Hyseni Morina dhe Zylfije Visoka, të cilat po ashtu janë përzgjedhur në mesin e kandidatëve më të suksesshëm.

 

Kurse, testi me shkrim për këtë pozitë ku kanë qenë katër kandidatë, është mbajtur më datë 27 gusht.

Bujar Gashi ka mbajtur pozitën si drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës nga viti 2018 deri para pak javësh kur është liruar nga kjo detyrë.

Ai po ashtu për KALLXO.com ka bërë të ditur se do vazhdojë të mbetet pjesë e Task Forcës Komunale për shkak të gjendjes me pandeminë.

Përpos kësaj pozite, komuna ka mbajtur testin edhe për drejtor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente, ku në mesin e tre kandidatëve më të suksesshëm janë: Avdyl Pacolli, Bujar Millaku dhe Mirdita Hajdari.

 

Lirohet nga detyra drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi