Qendra për trajtimin e qenve endacakë
Hapet qendra për trajtim dhe strehim të qenve endacakë në kryeqytet, Rama kërkon angazhim nga qeveria
Në Hajvali të Prishtinës sot u përurua hapja e qendrës për trajtim dhe strehim të qenve endacakë.
I pari i Prishtinës Përparim Rama deklaroi se ky projekt është vazhdim i punës së komunës për zgjidhje të problemit të madh me qentë endacakë.
Sipas tij, tashmë ekipet kanë nisur kapjen e qenve në zonën qendër dhe aty ku ka tufa që mblidhen.
“Komuna ka bërë investime të mëdha për trajtim të tyre.Ka ekipe në teren që kanë nisur t’i nbledhin qentë dhe t’i sjellin këtu për trajtim dhe ti japim për adaptim. Ideja është të mos kemi qen endacakë, siç e dini komuna ndan 50 euro në muaj. Duam t`i strehojmë të gjithë të mos kemi qen pa shtëpi”- ka thënë Rama.
Rama më tej i bëri thirrje nivelit qendror që po ashtu të investoj dhe punoj për zbutje të këtij problemi pasi vetëm komuna nuk mund të menaxhoj situatën.
“Duhet të trajtohen njëjtë në gjithë vendin pasi lëvizin nga një vend në tjetrin. I bëjë thirrje urgjente nivelit qëndror që të punojmë po ashtu. Që tri vite që jam unë, qeveria nuk ka dhënë asnjë cent për këtë problem”- shtoi më tej Rama.
I pari i Prishtinës theksoi se kapaciteti për trajtim është 35 deri 40 në ditë, me zgjerim tek strehimorja deri në 350 qen.
“Jemi në aksion në të gjithë zonat, sidomos aty ku ka qenë më agresivë siç është rasti në QKUK. Edhe policia ka pas raste që kanë nxënë kamion që sjellim qen prej zonave tjera dhe i lëshojnë në Prishtinë”- shtoi tutje Rama.
Derisa, Bekim Brestovci drejtor i shërbimeve publike në Komunë tha se më nuk do ketë lëshim të qenve pas trajtimit.
“Më nuk do ketë lëshim të qenve në rrugë, pasi shkojnë në stehimore, qëllim kemi tu gjejmë adoptim. Kemi listë të gjatë të atyre që kanë paraqit kërkesë për adaptim dhe po i procesojmë”- tha Brestovci.
Në vitin 2023 komuna nis projektin për subvencionim të personave që adaptojnë qen endacakë me nga 50 euro në muaj.
Derisa, paraprakisht komuna ka bërë edhe shpërndarje të 18 pikave ushqyese për qentë në zona të ndryshme të qytetit.
Subvencionimi me 50 euro në muaj, komuna njofton për kërkesat për adoptim të qenve endacakë