Gjendje e rëndë e banesave kolektive në Prishtinë - FOTO

Banesat kolektive në Prishtinë ka shumë kohë që janë në gjendje të rëndë infrastrukturore.

Këto ndërtesa gjenden kryesisht në lagjet “Ulpiana”, “Dardania” “Pejton” dhe “Taukbahqe”.

Një pjesë e madhe e këtyre ndërtesave kanë shkatërrim të fasadës, hyrjeve dhe mbingarkesë të telave të energjisë elektrike.

Përpos shkatërrimit të fasadave të këtyre ndërtesave, janë bërë edhe shumë mbindërtime ilegale duke i dëmtuar kështu edhe kulmet e tyre.

Sa i përket 5 soliterëve në lagjen “Ulpiana”, komuna ka në plan që bashkë me Bankën Botërore dhe fondet e MCC-së, të bëjë një renovim të fasadës së tyre, por ende nuk ka diçka në teren.

Ndërsa, në lagjen “Dardania”, komuna ka në plan që gjatë këtij viti të bëjë projekt artistik në tunelin e kurrizit, për të cilin ka ankesa se është shumë i errët dhe dëmtohet nga lokalet përreth.