
FOTO: Bërllokun s'e zënë kontejnerët
21.6.2021 - 18:15
Në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë pesë kontejnerët janë të stërmbushur me mbeturina dhe askush nuk është përkujdesur që të pastrohet kjo pjesë e qytetit.
Disa fotografi që një qytetar ka dërguar në KALLXO.com tregojnë mbeturinat edhe jashtë kontejnerëve, të cilët janë përplot.
KALLXO.com i ka dërguar pyetje kompanisë ‘Pastrimi’ lidhur me këtë gjendje, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pranuar përgjigje.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.