Vërshimet në njërin nga fshatrat e Fierit

Bujqit e Fierit ende nuk kanë marrë dëmshpërblim për kulturat bujqësore të dëmtuara nga vërshimet

Rreth 100 hektarë tokë bujqësore që shtrihen në 5 fshatra të bashkisë së Fierit janë vërshuar nga uji në fund të vitit 2021, duke dëmtuar të mbjellat dhe ekonomitë familjare në këtë zonë.

Vërshimet në këto pjesë kanë dëmtuar kulturat bujqësore, duke vështirësuar jetën e banorëve të kësaj ane, 55% e të cilëve jetojnë në zonat rurale dhe merren me bujqësi.

Vërshimet e vitit të kaluar erdhën disa vite pasi nga Qeveria e Bashkia u premtua se janë bërë investime të mjaftueshme për tu siguruar që lumi Vjosa të mos dalë nga shtrati për t’i vërshuar tokat bujqësore të bashkisë së Fierit.

Dalja e Vjosës më 12 dhjetor preku çdo sektor të fshatrave Ferras, Darzezë, Cerven, Kafaraj, Kashisht, Hambar e Adë.

Vërshimet në fshatrat e Fierit

Në fushat e përmbytura janë dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore, e bujqit u detyruan të protestojnë para Bashkisë së Fierit për të kërkuar kompensim.

Në dhjetor të vitit 2021 dëmet ishin më të vogla se në vitin 2017 por për banorët që ju prekën banesat ju rikthye mankthi i njëjtë pasi u përballën përsëri me të ftohtin, me prezencën e ujit nëpër banesa por edhe balë nëpër oborret e shtëpive, shenja të qëndrimit të ujit nëpër banesa, oriendi shtëpiake të dëmtuara, ndërprerje të energjise elektrike dhe ujit. Por gjithashtu sa herë që pësëriten përmbytje banorët kalojnë edhe në probleme me shëndetin.

Në të kaluarën u tha se ndërhyrja në pastrimin e kanaleve kulluese, ndërtimi i pritave, ndërtimi i argjinaturave mbrojtëse përgjatë shtratit të lumit Vjosa do të ndikojë që mos të rikthehen vërshimet dhe nuk do të ketë dëme tek fermerët e luleshtrydhes, bujqësisë dhe blektorisë.

Madje në ato vite ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nga terreni premtoi gatishmëri të plotë për banorët e zonave të përmbytura. Në fjalen e saj premtoi ndërtimin jo vetëm të urës në Darzezë por edhe të argjinaturave mbrojtëse përgjatë lumit Vjosa.

Enver Aliaj, banor i fshatit Ferras, thotë se ujit i ka shkatërruar çdo gjë dhe se i kanë mbetur vetëm bagëtitë e imta. Ai madje thotë se familja e tij por edhe familjet tjera kanë vështirësi për t’i mbajtur bagëtitë, pasi uji i ka dëmtuar ushqimet për to. 

“Na u mbyt banesa edhe këtë vit, dalja e lumit Vjosa na la mes rrugëve. Jemi duke i bërë gati dokumentacionin e letrave për dëmshpërblime. Asnjëherë nuk kemi marrë por të paktën të na sigurohet ushqim për bagetitë”, ka thënë ai.

Ajo thotë se nuk e kanë braktisur shtëpinë edhe gjatë vërshimeve, pasi janë kujdesur për bagetitë e tyre që rrezikohshin.

“Ne me këto bagëti që i kemi arrijmë t’i sigurojmë një pjesë të gjërave ushqimore për familjen, por edhe bëjmë tregti ngapak”, ka thënë ai.

Edhe pse uji është tërhequr banorët vijojnë të jetojnë me frikën dhe ardhjen përsëri të lumit Vjosa ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në hapjen e shtratit të lumit Vjosa.

Protesta e banorëve të fshatrave të Fierit që nuk e kanë marrë kompensimin

Edhe Klajdi Potka, banor tjetër i fshatit Ferras thotë se asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë kompensim për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, siç ishin vërshimet e vitit 2017. Thotë se familja e tij ka një fermë të cilën prej vitesh e ka kthyer në biznes familjar.

Potka thotë se përmbytja e 12 dhjetorit i ka shkaktuar dëm të madh ekonomik ndaj apelon për ndihmë. 

“Instancat të emergjencave civile në bashkinë Fier kanë ngritur grupe verifikimi në terren por këto grupe nuk kanë qenë tek familjet që kanë pësuar më shumë dëme”, ka thënë Potka.

Banorët e prekur gjatë këtyre përmbytjeve kanë trokitur në zyrat e njësisë administrative Levan por edhe në Bashkinë Fier.

Ata kanë thënë se po punohet për konstatimin dhe verifikimin e dëmëve të përmbytjeve dhe se çdo dokument i ka kaluar Drejtorisë së Emergjencave Civile në Bashkinë Fier.

Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Fier, Maksim Zarka, ka thënë se ndërhyrja e shtabit të emergjencave civile në vitin 2021 ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka humbje në njerëz apo bagëti por ka shumë dëme në oriendi shtëpiake. Sipas tij, grupet e verifikimit kanë dërguar procesverbalet te përgjegjësit e Bashkisë dhe qarkut Fier për të vendosur dëmshpërblimet.

Ripërseritja e përmbytjeve për banorët e zonave me të prekura në Fier po i çon drejt reduktimit të angazhimitnë bujqësi e blegtori pra po i lënë tokat pa punuar.

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, thotë se tash e tre muaj nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet në kërkesën e bërë për dëmshpërblim për demet e shkaktuara tek bima e luleshtrydhes. Ai thotë se edhe vetë është një nga fermerët që kanë investuar në serat për kultivim të luleshtrydhes.

Edmond Hoxhaj, është kthyer nga Greqia për të investuar në vendlindje.

“Kam lënë Greqin dhe jam kthy me investu këtu, mirëpo dëmet e shkaktuara nga vërshimet tash dhe mbyllja në kohën e pandemisë na kanë vështirësuar punën dhe na kanë sjellë buzë falimentimit”, ka thënë ai.

Ai i bën thirrje Qeverisë që të mbështesë fermerët, pasi falimentimi i tyre nënkupton rritje të emigrimit dhe rritje të importit.

Fermeri shtoi se janë rreth 100 hektarë tokë bujqësore që janë mbuluar nga uji. Banorët e këtyre fshatrave të prekur jetojnë ose kanë tokat bujqësore pranë lumit Vjosa ose lumit Seman. Fieri njihet për vijën bregdetare të Semanit, Darzezës e për kulturën e luleshtrydhes në Kafaraj.

Pas implementimit të reformës territoriale në Fier llogaritet një popullsi prej 200 mijë banorëve me dendësi 287 banorë për kilometër katror dhe sipërfaqe prej 682.7 kilometra katrorë.