Dhuna në shkolla, drejtorët e shkollave të Prishtinës mbajnë takim me Policinë e Kosovës

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati.

Në këtë takim është diskutuar për sigurinë në shkolla.

Musmurati bëri të ditur se i ka siguruar të pranishmit se do vendosen kamera të sigurisë dhe do të bëhet ndriçimi i oborreve të shkollave, në mënyrë që të ulet rrezikshmëria.

Ajo tutje potencoi se do të krijojnë edhe një manual të raportimit të rasteve, për trajtim më të shpejtë.

“Bashkëpunimi në kohë me policinë në mes të shkollave sa i përket parandalimit dhe raportimit të rasteve është i domosdoshëm. Në mungesë të procedurave standarde të operimit për shkolla, u zotuam se do të krijojmë edhe një manual të raportimit të rasteve, në mënyrë që ato të trajtohen sa më shpejtë e sa më mirë”, ka bërë të ditur Musmurati.

Një 14 vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi u ther me thikë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë në fillim të këtij muaji.

Derisa, rastet e dhunës në shkolla kanë shënuar rritje sipas raportimeve të bëra.

Vdes pas therjes me thikë një i mitur rreth 14 vjeçar në Prishtinë