Cilësia e dyshimtë e gypave të kanalizimit, Komuna e Drenasit shkëput kontratën me kompaninë

Komuna e Drenasit i ka shkëputur kontratën një operatori ekonomik që po zhvillonte punimet në realizimin e kanalizimit në fshatrat Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Ulët, një muaj pasi ia kishte ndërprerë punimet.

Kjo pasi që sipas tyre, menaxherja e këtij projekti ka vërejtur cilësinë e dobët të gypave të cilët ishin të planifikuar për t’u vendosur, e që ishin në kundërshtim me kontratën e nënshkruar.

“Gypi është dërguar dy herë në laborator (një herë nga Komuna, dhe një herë nga vet operatori) dhe është vërtetuar se nuk i plotëson kriteret sipas kontratës të nënshkruar mes kompanisë dhe Komunës së Drenasit”, thuhet në postimin e tyre të publikuar “Facebook” të mërkuren.

Më tej thuhet se Komuna i ka dhënë afat kompanisë prej dhjetë ditësh të përmirësojë projektin, mirëpo kompania nuk kishte bërë asnjë veprim në përmirësimin e punimeve sipas paramasës, prandaj Komuna ka bërë shkëputjen e kontratës.

Më 9 shtator 2020, Komuna e Drenasit ka njoftuar se drejtoria e Infrastrukturës Lokale ka ndërprerë punimet e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza në fshatrat Sankoc, Fushticë e Ulët dhe të Epërme, për arsyeje se sipas tyre, kompania e kontraktuar e projektit nuk i ka zhvilluar punimet në bazë të paramasës së nënshkruar në mes të Operatorit Ekonomik dhe Komunës së Drenasit.

Cilësia e dyshimtë e gypave të kanalizimit, Ramiz Lladrovci ia ndërpret punën kompanisë

 

 

 

 

 

Cilësia e dyshimtë e gypave të kanalizimit, Ramiz Lladrovci ia ndërpret punën kompanisë