Jeta në Komunë, Skenderaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari për ngecjen e projekteve për ujin: Për Qeverinë janë 3 kilometra autostradë

Qytetarët e komunës së Skenderajt vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm.

Projekti i pendës së Kuqicës që është paralajmëruar me marrjen e mandatit të Bekim Jasharit, do të rregullonte problemin me ujë të Skenderajt dhe jo vetëm. Por procedurat kanë ngecur.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në debatin “Jeta në Komunë” është shprehur optimist duke thënë se janë në rrugë të mirë.

“Kam arritë me fut në listën e prioriteteve të Ministrisë. Jemi në rrugë të mirë, por pa përkrahjen e Ministrisë, ne si Komunë nuk mund të ecim tutje. Është një projekt i studimit të fizibilitetit që kap vlerën 31 milionë, që për Qeverinë janë 3 kilometra autostradë”, u shpreh Jashari.

Në debatin “Jeta në Komunë”, kryetari Bekim Jashari përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile kanë diskutuar mbi qeverisjen lokale.