
Banorët e lagjes 'Lakrishta', 'Qendra' dhe 'Bregu i Diellit', protestojnë kundër ndërmarrjes 'Prishtina Parking'
Banorë të lagjeve “Lakrishta”, “Qendra”, dhe “Bregu i Diellit” kanë protestuar para komunës së Prishtinës në kundërshtim të ndërmarrjes “Prishtina Parking”
Sipas tyre, rregullorja e kësaj ndërmarrje nuk është valide në bazë ligjore pasi e kundërshton ligjin për rregullimin e trafikut rrugor dhe ligjin e policisë.
Banorët thonë se i vetmi institucion që ka bazë ligjore për të shqiptuar gjoba dhe bllokuar makina është policia.
Ata po kërkojnë nga komuna që t’ua largojnë këtë ndërmarrje nga lagjet si dhe laurat e vendosura në kuadër të saj.
Protesta të ngjashme kundër kësaj ndërmarrje janë mbajtur disa herë gjatë këtij viti.
Sot në mbledhjen e dytë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, kryeshefi i kësaj ndërmarrje Liridon Restelica pritet të jap informatë për gjendjen në “Prishtina Parking”.
Banorët e lagjes ‘Lakrishtë’ sërish kundërshtojnë vendosjen e bllokuesve nga ‘Prishtina Parking’