Foto: Adrian Berisha, Facebook

Art në shkallët e lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë- Foto

Shkallët e lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë kanë marrë pamje tjetër pas ndërhyrjes artistike të ekipit ‘Gishtat Creative Touch’.

Kështu ka bërë të ditur drejtori komunal i Kulturës, Adrian Berisha.

Ai përmes rrjetit Facebook tha se arti në këto shkallë i ka dhënë shpirt kësaj pjese të qytetit.

“Shkallët e Dragodanit i kanë dhënë jetë e shpirt asaj pjese të Prishtinës. Pas punës fantastike të ekipit të Gishtat Creative Touch, të cilët i falënderojmë nga zemra në emër të Komunës së Prishtinës, kjo është pamja që kanë marr shkallët në këtë pjesë të qytetit”, ka shkruar Berisha.

Berisha bëri të ditur se projekti ka qenë 100 për qind investim i Bashkimit Evropian duke shtuar se përdorimi i ngjyrave në hapësira publike po e bën qytetin më frymëzues.

“Projekti u financua 100% nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, të cilët po ashtu i falënderojmë shumë. Përdorimi i ngjyrave në hapësirë publike nuk është vetëm një akt artistik, përkundrazi është një formë e veprimit politik se si e shohim qytetin tonë. Mjediset tona nuk duhet të jenë të ngurta, ne harmoni me ngjyrat qyteti po bëhet çdo ditë e më frymëzues”, shkroi tutje Berisha.

Foto: Adrian Berisha, Facebook
Foto: Adrian Berisha, Facebook
Foto: Adrian Berisha, Facebook
Foto: Adrian Berisha, Facebook