Komuna e Prishtinës

105 milionë euro buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2023

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2023 pritet të jetë 105 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj.

Sipas tij, 40 milionë euro do jenë të alokuara për investime kapitale.

“Prishtina me buxhet prej 105 mil. EUR në vitin 2023, ku 40 mil. EUR janë të alokuara për Investime Kapitale” – ka shkruar Zogaj.

Nënkryetari potencoi se muajt e fundit është punuar intensivisht në draftimin e buxhetit si dhe janë mbajtur disa seanca dëgjimore e konsulta me ekspertë.

“Muajt e fundit kemi punuar intensivisht në draft Buxhetin e Prishtinës për vitin 2023! Kemi mbajtur disa dëgjime buxhetore dhe jemi konsultuar me shumë grupe ekspertësh”, shtoi më tej Zogaj

 


Në vitin 2022 buxheti i komunës së Prishtinës ishte 90 milionë euro.

Në 2022, Komuna e Prishtinës pritet ta ketë buxhetin mbi 90 milionë euro