Komuna njofton kur do bllokohet për kalim rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës me anë të një njoftimi ka treguar se nga data 20 deri më 22 qershor rruga “Fehmi Agani” do të bllokohet për fazën e fundit të punimeve.

Në këtë rrugë janë kryer disa intervenime dhe pritet të përfundojë edhe asfaltimi.

“Pas intervenimeve të domosdoshme të bëra në rrugën “Fehmi Agani”, nga data 20 deri më 22 qershor kjo rrugë do të jetë tërësisht e bllokuar për automjete, ashtu që të përfundohet faza e fundit e punimeve, asfaltimi i rrugës. Falënderojmë qytetarët dhe bizneset përreth për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftimin e Komunës.