Foto: Komuna e Rahovecit

Komuna Ndërhyn për të Penguar Vërshimet

Komuna e Rahovecit në një njoftim tregon se kompania e kontraktuar për intervenime emergjente pas shirave të së hënës ka ndërhyrë për të parandaluar vërshimet.

Në këtë komunë, sipas njoftimit po pastrohen përroskat dhe po bëhet zhbllokimi i urave.

Komuna në njoftim e pranon se ka pasur vërshime në disa vendbanime, por tregon se janë parandaluar vërshime tjera të mundshme.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, sipas njoftimit ka bërë me dije se është ndërhyrë aty ku kanë kërkuar qytetarët.

“Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe më tutje, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të rrezikuar nga vërshimet. Një gjë e tillë është bërë dje në rrugën Polluzhë-Sarosh”, tha Krasniqi.

Vërshime gjatë marsit pati edhe në Mitrovicë.