Komuna e Vushtrrisë mbulon shpenzimet e udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta

Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme ka marrë vendim të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta.

Ky mbulim do të bëhet për udhëtimin që ata bëjnë nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ky është detyrim njerëzor.

“Kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor, jam i lumtur që për të dytin vit me radhë po e përmbushim këtë nevojë për këta fëmijë, më të mirët nga mesi jonë”, ka shkruar Tahri në facebook.

Para dy ditëve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna do të mbulojë shpenzimet për udhëtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nga shkolla për në shtëpi.

Komuna e Prishtinës ofron transport për fëmijët me nevoja të veçanta

www.kallxo.com

28 Shkurt 2019 - 23:43

Afërdita Fejzullahu 28/02/2019 - 23:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend