Komuna e Vitisë shpall konkurs për ndarjen e 133 bursave për studentë

Komuna e Vitisë ka  shpallur konkurs për ndarjen e 133 bursave për studentë vitias për vitin akademik 2018/19

Drejtoresha për Arsim në Viti, Fatbardha Emini, tha se këto bursa do të ndahen komfor Rregullores për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vitisë si dhe buxhetit të planifikuar.

Ajo tha se për vitin akademik 2018/19 do të bëhet ndarja e bursave për 133 studentë vitias dhe atë në vlerë prej 300 euro. 

“Megjithatë ajo bënë me dije se bursat do të ndahen për studentë të fakulteteve deficitarë, për studentë të familjeve përfitues të ndihmës sociale, studentë të familjeve të dëshmorëve të luftës, invalid të luftës dhe veteran të luftës si dhe studentë të familjeve pa prind në jetë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Drejtoresha Emini u shpreh se aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti, nga dita e sotme dhe se ky konkurs publik do të qëndroj i hapur 15 ditë.