Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në Kabash | Foto: Komuna e Vitisë

Komuna e Vitisë në Aksion për Lirimin e Hapësirave Publike

Hapësirat publike të uzurpuara nga qytetarët janë liruar në fshatin Kabash të Vitisë pranë objektit të kishës katolike.

Lirimi i hapësirave afër kishës është bërë me bashkëpunim mes Drejtorisë së Inspeksionit të Vitisë dhe policisë e zjarrfikësve të kësaj komune.

Sipas njoftimit në vebfaqen e Komunës së Vitisë, drejtori i Inspeksionit Skender Ahmeti u zotua për lirim të të gjitha hapësirave publike të uzurpuara.

“Ne do të jemi në aktivitet të vazhdueshëm për lirimin e të gjitha hapësirave publike. Natyrisht se ky është edhe një mesazh për ata të cilët mendojnë të bëjnë uzurpime se do t’u shkatërrohen ato ndërtime si dhe do të lirohet hapësira,” tha Ahmeti.

Ahmeti, sipas njoftimit të komunës, bëri të ditur se pas kërkesave të Drejtorisë së Inspeksionit dhe aksionit të sotëm, disa nga uzurpatorët e pronave publike kanë filluar vetë t’i lirojnë ato.

“Kemi liruar shumë hapësira të cilat janë vetekzekutuar nga banorët, pas kërcënimit për ekzekutim të dhunshëm. Këtu kemi filluar me një ekzekutim të dhunshëm pasi që ne nuk jemi të kënaqur me lirimin e hapësirave,” tha Ahmeti duke treguar për ndërhyrjen në Kabash.

Drejtori i inspeksionit tha se në hapësirat publike të liruara do të kenë qasje të gjithë qytetarët.

Për lirim të pronave të uzurpuara KALLXO.com shkroi edhe më herët.

http://kallxo.com/lirohen-lokale-te-uzurpuara-ne-prishtine/

http://kallxo.com/aksioni-policise-per-pronat-e-uzurpuara-video/

“Drejtësia në Kosovë” në nëntor të vitit të kaluar shfaqi një hulumtim në dy vazhdime për uzurpatorët e pronave.