Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen e projektit të Handikos me 30 mijë euro, Foto: Facebook

Komuna e Suharekës Mbështet 'Handikos'-in me 30 Mijë Euro

Komuna e Suharekës ka ndihmuar me 30 mijë euro projektin e “Handikos” për rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta “Edhe ne jemi si ju”.

Marrëveshja është nënshkruar në mes të nënkryetares së komunës së Suharekës, Mihrije Suka dhe drejtorit të “Handikos”-it në Suharekë, Rexhep Kuçi.

“Mbështetja dhe financimi i projekteve të “Handikos” në Suharekë, tashmë është bërë traditë dhe çdo vit përkrahet nga Komuna e Suharekës”, është theksuar në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës në Facebook.

Më tej është vazhduar se mbështetja e aktiviteteve të “Handikos” në Suharekë, do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018.