Punimet për sanimin e problemeve të vërshimeve në Rahovec- Foto: Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit po sanon problemet e shkaktuara nga vërshimet

Pas shiut e vërshimeve në ditët e fundit, përveç dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve të Komunës së Rahovecit, janë dëmtuar edhe rrugët fushore, duke  penguar fermerët që ti punojnë tokat e tyre.

Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi ka thënë se janë duke punuar për të rregulluar problemin e rrugëve fushore të bllokuara nga reshjet e shiut.

“Më kërkesë të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi rrugët që janë dëmtuar nga reshjet e shiut është duke u intervenuar në sanimin e këtij problemi, në zonat ku rrugët janë shume të dëmtuara me qellim që tu ndihmohet fermerëve që mos të hasin në vështirësi”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës në lidhje me problemet e rrugëve fushore pas të reshurave të shiut, janë të njoftuar edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku si dhe  Rumir Zhuniqi, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.

“Punët në rregullimin e  rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që fermerët ti kryejnë punët në ara e tyre pa  ndonjë vështirësi në lëvizjen e tyre nëpër rrugët të cilët ishin dëmtuar”, thuhet në fund të njoftimit.

Punimet për sanimin e problemeve të vërshimeve në Rahovec- Foto: Komuna e Rahovecit
Vershimet në Rahovec- Foto: Komuna e Rahovecit