Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Sipas Latifit, ky vendim ka hyrë në fuqi për shkaqe sigurie dhe vlen prej datës 15 dhjetor dhe në 15 janar 2019.

“Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me vendimin tim për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar kryetari.