Komuna e Rahovecit do të organizojë panair vetëm me produkte vendore

 

Për tre ditë radhazi, midis datave 28, 29, 30 dhjetor 2018, me moton “100% Rahovec”, në Komunën e Rahovecit do të mbahet panairi i produkteve vendore, i pari i këtij lloji në këtë Komunë, që do të  mbështetet nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

‘’Qëllimi i këtij panairi është që të mbështesë prodhuesit vendor, si dhe të rrisë vetëdijesimin për konsumim sa më shumë të produkteve vendore. Organizimi i këtij panairi është mjaftë i rëndësishëm, sepse më së miri prezantohen vlerat dhe traditat e prodhimeve vendore, para qytetarëve duke ofruar informacione nga tendat e Panairit, ku do të plasohen produkte tradicionale si nga, qumështi, perimkultura, pije tradicionale( vera e nxehtë), pasi që Rahoveci njihet si rajon bujqësor dhe kultivuese e rrushit, si dhe nuk do të mungojë edhe muzika’’, thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Rahovecit.

18 Dhjetor 2018 - 15:43

Egzon Dahsyla 18/12/2018 - 15:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend