Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Komuna e Prizrenit përfituese e grantit të performancës nga MAPL

Komuna e Prizrenin këtë vit është përfituese e grantit të performacës për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS në vlerë prej 246 mijë e 773 euro.

Kësaj vlere do t’i shtohet edhe shuma e bashkëfinancimit nga SIDA në vlerë prej 55 mijë e 323 euro.

Granti i performancës për vitin 2019 do të jetë në vlerë prej 302 mijë euro për këtë Komunë.

Ky grant mund të përdoret nga Komuna e Prizrenit për investime kapitale në çfarëdo fushe në përputhje me planet e saj.

Granti i  performancës së komunave është organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ku përfituese nga ky program për vitin 2019 janë 19 komuna.

Fondi i përbashkët i bashkëfinancimit në total është 9 milionë euro për 4 vite për periudhën 2018-2021.

50% e fondeve për këtë grant janë fonde publike nga buxheti i MAPL-së dhe 50% janë fonde nga Qeveria zvicerane, të cilat implementohen përmes SDC nga projekti DEMOS.

Ky grant është lansuar në tetor të vitit 2018.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili ka një sistem të menaxhimit të performancës, duke rritur në këtë mënyrë llogaridhënien dhe transparencën e punës së komunave.

Granti i performancës i implementuar nga Helvetas Demos është projekt i cili ka filluar në vitin 2017.

Këto janë shumat e granteve që i kanë fituar komunat e tjera të Kosovës: Peja – shuma e grantit 274,560.00 euro, Gjilani 244,380.00 euro, Lipjani – 189,453.00 euro, Podujeva – 163,270.00 euro, Vushtrria – 151,542.00 euro, Drenasi – 149,846.00 euro, Istogu – 135,184.00 euro, Vitia – 105,802.00 euro, Kaçaniku – 104,268.00 euro, Skenderaj – 115,906.00 euro, Shtimja – 84,778.00 euro, Obiliqi – 60,738.00 euro, Mitrovica e Jugut – 76,525.00 euro, Juniku – 36,573.00 euro, Hani i Elezit – 39,561.00 euro, Shtërpca 30,646.00 euro, Novobërda – 24,777.00 euro, Mitrovica e Veriut – 15,418.00 euro.