Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit me tender 12 mijë euro për mirëmbajtje të web faqes

11 mijë e 900 euro është vlera e tenderit të shpallur për mirëmbajtjen e një ueb-faqe në Komunën e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka shpallur tender për krijimin dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes së Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, vlera e të cilin arrin rreth 12 mijë euro.

Sipas njoftimit, kjo kontratë është nënshkruar me datë 15 shkuar të këtij viti, dhe është paraparë të vazhdoj deri më 14 gusht të vitit 2022.

Tenderin e shpallur nga Komuna e Prizrenit, për mirëmbajtjen e web faqes së drejtorisë, në bazë të kontratës së publikuar nga komuna, e ka fituar kompania “Spinp Agency” nga Prishtina.

KALLXO.com kishte raportuar me 6 shkurt të këtij viti për tenderin e shpallur nga Komuna e Ferizajt për “Administrimin e profilit të kryetarit të Komunës në rrjete sociale” me vlerë prej 750 euro në muaj në kohëzgjatje  prej 2 vitesh.

Tenderi i çuditshëm mijëra euro për Facebook-un e Kryetarit

.