Prizreni

Komuna e Prizrenit ka humbur 3 milionë euro për shkak të zyrave politike

Në debatin e organizuar nga BIRN rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit në Komunën e Prizrenit, kryetrari i Asamblesë Komunale, Artan Abrashi ka thënë se kjo komunë ka humbur afër 3 milionë euro për shkak të një vendimi të asamblesë që ju lejojnë partive politike me marrë zyre me qira për vetëm 1 euro në muaj.

Abrashi ka thëne se kanë tentuar ta anulojnë këtë vendim në asamble po ka qene e pamundur. Madje sipas Abrashit partitë nuk i kanë paguar as obligimet nga 1 euro që i kanë.

“Ne 2005 asambleja e komunës kishte vendosur që partive tu japë në shfrytëzim nga një zyre me qira mujore. Vendimi është tentu me u anuluar po ska pas vota për  shkak se asamblistët kanë votuar kundër”, tha ai.