Komuna e Prizrenit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” japin 28 shtëpi për 28 nëntor

Komuna e Prizrenit ka filluar me përgatitjet për festimin për festën e 28 Nëntorin.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar përmes një komunikate se me rastin e  kësaj feste aktiviteti kryesor do të jetë dorëzimi i çelësave të shtëpive për 28 familje në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme festive.

Aktiviteti kryesor mbetet ai në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për dorëzimin e çelësave të 28 shtëpive për familjet me nevojë, për të cilën Komuna ka kontribuuar me ndërtimin e 20 shtëpive.

Gjatë ditës do të ketë shfaqje të filmave për fëmijë, ekspozitë dhe mbrëmje koncertale, derisa krejt në fund festa do të mbarojë me koncertin nga Dren Abazi & Zig Zag Orchestra në Kino Lumbardhi”, thuhet në komunikatën e Komunës.

 

https://kallxo.com/28-familje-ne-nevoje-ne-prizren-e-dragash-behen-me-shtepi-per-festen-e-28-nentorit/