Komuna e Prishtinës teston sot alarmin e sigurisë

Komuna e Prishtinës do të bëjë sot testimin e sistemit të alarmit në qytet.

Sipas njoftimit, alarmi në kryeqytet do të bëhet në orën 12:05.

Komuna ka njoftuar se testimi i sistemit të alarmit në qytet do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

Komuna e Prishtinës ka bërë testimin e sistemit të alarmit me datë 5 janar.