Komuna e Prishtinës ofron transport për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Prishtinës prej sot ka filluar të ofroj transport për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky transport do të bëhet për në shkollë dhe anasjelltas.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimit në facebook.

“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri në shoqërinë tone”, ka shkruar Ahmeti në facebook.