Komuna e Prishtinës nuk flet për shtatoren e ‘Adem Jasharit’, sheshi përurohet të enjten

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin social në Facebook ka bërë

të ditur se sheshi “ Adem Jashari” do të përurohet të enjten në mbrëmje.

“Gati! Përurimi i punimeve të enjten në mbrëmje”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe ky shesh ka filluar punimet në mars të këtij viti dhe është planifikuar të jetë në formë të shëtitores.

Ky projekt është paraparë që të përfundonte brenda 90 ditëve, por Komunës së Prishtinës i janë dashur 136 ditë deri në përfundim të punimeve.

KALLXO.com ka kontaktuar me Komunën e Prishtinës për të marrë informacione nëse në këtë shesh do të vendoset shtatorja e Adem Jasharit dhe kur do të vendoset, pasi edhe emërohet si i tillë, por zyrtarë nga komuna nuk kanë dashur ta komentojnë këtë.

“Hajdeni të enjten në përurim edhe i merrni vesh krejt”,  ka thënë Miranda Mullafazliu nga Komuna e Prishtinës.