Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës mbetet pa certifikata për shkak të anulimit të tenderit të MPB-së

Komuna e Prishtinë ka njoftuar qytetarët se zyra e Gjendjes Civile do të jetë në funksion vetëm deri në orën 12:00.

Kjo për shkak se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat.

“Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.