Komuna e Prishtinës largon rrethojat në Stacion të Autobusëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se i kanë larguar rrethojat në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Ai në publikim thotë se ky veprim ka ardhur pas identifikimit të parregullsive, ndonëse ka shtuar se të hyrat e kësaj ndërmarrjeje janë rritur pas marrjes në menaxhim nga Komuna e Prishtinës.

“Para disa muajsh kemi marr në menaxhim Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat, kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme e të paarsyeshme”, ka shkruar Ahmeti.