Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës e denoncon në polici asambleistin e VV-së

Asambleisti i Komunës së Prishtinës Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i është ndaluar sot hyrja në kabinetin e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti.

“Sot Shpend Ahmeti vendosi të më ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes.Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo Kryetarin”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Këtë veprim të Kryetarit Shpend Ahmeti, Rrahmani e ka cilësuar veprim  qesharak.

“Përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhur”, ka përfunduar Rrahmani postimin e tij.

Ndarja e VV-së dhe krijimi i PSD-së ka thelluar ndarjet brenda zyrtarëve komunalë në prishtinë të cilët deri para disa muajsh ishin brenda të së njëjtës parti.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë të këtyre partive në komunë kanë polemizuar rreth situatës në Ndërmarrjen Publike Banesore.

https://kallxo.com/video-npb-fushebeteja-e-re-komunale-psd-vv/

https://kallxo.com/kukaj-ne-npb-qendrojne-persona-te-cileve-u-ka-skaduar-mandati/

Pas postimit të sotë të Eman Rrahmanit, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një zyrtare komunale është kërcënuar brenda zyrës nga grupi që udhëhiqet nga Eman Rrahmani.

“Zyrtarja nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Irfete Zejneli, është kërcënuar sot nga një grup i udhëhequr nga asambleisti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani. Ky i fundit dje ka dërguar kërkesë për takim në e-mail të drejtorisë, ku ka kërkuar takim lidhur për rregullimin e rrugës “Elena Gjika” në Kodrën e Trimave” ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, Eman Rrahmani ka shkuar sot në zyrën e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave me një grup prej afro 30 vetash, duke e bllokuar në zyrë zyrtaren komunale, si dhe duke e terrorizuar e kërcënuar atë.

https://kallxo.com/asambleisti-akuzon-shpend-ahmetin-se-ia-ndaloi-hyrjen-ne-kabinet/

“Disa prej shoqëruesve të tij kanë hipur mbi tavolina të zyrës, dhe e kanë ofenduar zyrtaren komunale në vazhdimësi. Në incizimin e publikuar nëpër media, shihet Eman Rrahmani me disa prej shoqëruesve të tij, ku njëri nga ta, i mbështetur me karrige për muri, ia pamundëson daljen nga zyra zyrtares në fjalë, duke ia mbyllur shtegun e vetëm të ecjes” thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Prishtinës  ka njoftuar se ka hapur rast në Policinë e Kosovës, dhe ka kërkuar nga ta që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kërcënuesit.

“Bashkë me Sigurimin e Komunës dhe Policinë e Kosovës, do të mundësojmë zhvillim normal të punës brenda zyrave komunale, dhe nuk do të lejojmë përsëritjen e rasteve të tilla” njofton komuna e Prishtinës.