Foto: Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës largon produktet me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Komuna e Mitrovicës ka inspektuar se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohija”,  pas vendimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet.

Përmes një komunikate për media, thuhet se drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, ka thënë se kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”.

”Ne sot kemi dalë në terren për të parë nga afër se a janë larguar produktet të cilat kanë këtë mbishkrimi. Kështu kemi vepruar sipas Urdhëresës së  lëshuar nga  Ministri Shala, i cili  ka  urdhëruar  që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

Foto: Komuna e Mitrovicës

Ai bëri të ditur se “duhet të zbatohet neni 15 i Ligjit Nr.06/L-034 për mbrojtjen e Konsumatorit, i cili obligon inspektorët që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare”.

Tutje, drejtori Ahmeti njoftoi se inspektorët komunal kanë konstatuar se disa markete që punojnë në komunën e Mitrovicës, tashmë i kanë larguar produktet e këtilla nga hapësirat e tyre.

Foto: Komuna e Mitrovicës
Foto: Komuna e Mitrovicës
Foto: Komuna e Mitrovicës

20 Nëntor 2018 - 15:13

Xheneta Murtezaj 20/11/2018 - 15:13
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend