Shkolla "Arkitekt Sinani" - Foto: Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës investoi 17.000 euro për sistemin e ngrohjes së shkollës

Në shkollën e mesme të lartë teknike “Arkitekt Sinani“ është zgjidhur problemi me ngrohje.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një komunikate.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka, ka bërë të ditur se Komuna e Mitrovicës ka investuar në implementimin e sistemit të ngrohjes me një shumë rreth 17.000 euro.

Ai theksoi se me realizimin e këtij projekti për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Arkitet Sinani“ tani e tutje do të jetë shumë më e lehtë pasi që ata do të kenë kushte më të mira dhe ambient më të ngrohtë.