Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Komuna e Kamenicës vendos kamera të sigurisë në institucione publike

Kamera të sigurisë janë vendosur në institucionet publike në Kamenicë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se vendosja e kamerave të sigurisë është bërë në objektin e Komunës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në Kamenicë.

Sipas njoftimit vendosja e kamerave në këto institucione është bërë me inicimin e drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme, Brikenë Ramabaja dhe vendimin e kryetarit Qëndron Kastrati.

“Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, ka thënë Kastrati.