Komuna e Kamenicës emëron udhëheqës për dy drejtori

Komuna së Kamenicës ka njoftuar së ka emëruar drejtorë për dy drejtori.

Siç bëhet e ditur, drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të udhëhiqet nga Suna Zajmi-Krasniqi, ndërsa Drejtoria e Financave dhe Buxhetit nga Sinbad Sonki.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim dhe pres nga drejtorët e rinj punë dhe angazhim për rezultate të prekshme dhe pozitive në jetën e qytetarëve”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social ‘Facebook’, të martën.

Theksojmë së Komuna e Kamenicës nga 11 drejtori sa ka kjo komunë, në 6 drejtori udhëhiqen nga gratë.

Kastrati e ka mbajtur premtimin të cilin e ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore se do t’i emërojë gratë në krye të gjysmës së drejtorive në Kamenicë.

Gjithashtu, para Kamenicës radhitet Drenasi i cili nga 12 drejtori, udhëheqin 7 gra dhe 5 burra.

42 Kandidatë nuk e Kanë Regjistruar Pronën Bashkë me Gratë

.