Komuna e Gjilanit: Kamionit nuk i funksiononin frenat

Një kamion ka shkaktuar një aksident të rëndë ditën e sotme në Gjilan.

Sipas Komunës së Gjilanit, deri te aksidenti mes 7 veturave ka ardhur si pasojë e problemeve teknike të një kamioni.

“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike. Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit ka thënë se ka aktivizuar mekanizmat emergjent pas aksidentit

“Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti”, thuhet në njoftimin e komunës.