Asambleja Komunale e Ferizajt

Komuna e Ferizajt, nga tetori i mbledh borxhet me përmbarues

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se që nga shtatori i këtij viti do ta ulë shkallën e tatimit në pronë në masën 10 për qind.

Në mbledhjen e e Kuvendit Komunal, thuhet se u diskutua se që nga tetori i këtij viti arkëtimi i borxheve do të bëhet përmes përmbaruesve privat.

“Drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku u ka bërë me dije qytetarëve se që nga tetori i këtij viti arkëtimi i borxheve do të bëhet përmes përmbaruesve privat. Ka paralajmëruar edhe mundësinë që këto borxhe të shlyhen edhe përmes programimit të borxhit. Ka vënë në dukje se vlera e inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë gjatë kësaj periudhe ka shënuar shifrën e 1 milionë eurove”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Për më tepër u tha se të hyrat nga tatimi në pronë qytetarëve u kthehen në formë të investimeve kapitale.