Komuna e Drenasit planifikon aktivitete në Ditën e Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me OJQ “Green Art Center” dhe KRM “Pastrimi”, ka planifikuar një numër të aktiviteteve të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të mos hedhur mbeturina në hapësirat publike, por të njëjtat të hedhen në vendet e caktuara.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë për datën 23 prill 2019 ka planifikuar aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës me moton “T’a pastrojmë dhe ruajmë mjedisin”.

Ora 10:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të ketë një fjalë rasti dhe të bëhet thirrje publike të gjithëve, që të pastrojnë dhe ruajnë mjedisin.

Nga grupet e gjelbra dhe vullnetarët do të vazhdohet me heqjen e mbeturinave dhe mbjelljen e fidanëve.

Në Komoran do të zhvillohet një aksion pastrimi.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, më anë të lajmërimeve, komunikatave do t’u drejtohet qytetarëve për kontribut dhe pjesëmarrje në këtë aktivitet për një mjedis më të pastër.