Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit arsyetohet për porositjen e produkteve serbe

Komuna e Drenasit ka sqaruar për KALLXO.com arsyet pse  kjo komunë ka kërkuar të blejë 510 copë keksa “Plazma” apo ekuivalentë nga 150 gramë, 510 kilogramë “Euro Crem” ose ekuivalentë, dhe 500 copa smoka të kompanisë serbe “Smoki”.

https://kallxo.com/dokument-komuna-e-drenasit-kerkoj-te-bleje-plazma-e-euro-crem-serb/

KALLXO.com ka kërkuar sqarim nga ana e kësaj komune se për çfarë u janë dashur ata artikujt të porositur.

Kurse, përgjigja e komunës ka qenë vetëm se shablloni i porosisë është dërguar nga AQP.

“ Në vitin 2016, Zyra e Prokurimit në Drenas ka kërkuar nga QEAP-ja dhe QKMF-ja, të na e dërgojnë listën e artikujve ushqimor bazuar në shabllonin e dërguar nga AQP-ja. Nga QEAP-ja kemi pranuar specifikimet ndërsa QKMF-ja nuk ka shpreh interesim për furnizim me artikuj ushqimor.Ndërsa në vitin 2018, Komuna e Drenasit nuk ka përcjell ndonjë specifikim lidhur me artikujt ushqimor dhe procedura e publikuar nga AQP-ja është bazuar në të dhënat e dërguara nga ana jonë në vitin 2016”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.

Kurse në pyetjen se për cfarë janë dashur këto produkte ata nuk kanë qenë të gatshëm të japin përgjigje.

KALLXO.com po ashtu do të ju informojë gjatë ditëve në vijim për komunat dhe institucionet e tjera që kanë kërkuar nga AQP furnizim me mallra.

Shteti kërkon të blejë prodhimet e Serbisë ‘Plazma’, ‘Eurokrem’ e ‘Argetë’