Ndërtesa e Komunës së Deçanit - Foto: KALLXO.com

Komuna e Deçanit Blen Dy Tableta për Zyrtarët e Tatimit në Pronë

Komuna e Deçanit i ka blerë dy tableta “Samsung Galaxy A5” në vlerë prej 600 eurove.

Tabletat janë blerë nga buxheti i komunës, ndërsa do t’u shërbejnë në kryerjen e punëve zyrtarëve të tatimit në pronë.

Drejtoresha e financave në Komunën e Deçanit, Syzana Mustafaj, tha për KALLXO.com se dy tabletat janë blerë përmes prokurimit dhe të njëjtit do shërbejnë për regjistrimin e objekteve për inkasimin e të hyrave.

“Janë blerë dy ‘Samsung Galaxy A5’ që do të shërbejnë për Zyrën e Tatimit në Pronë, gjegjësisht regjistrimin e objekteve për inkasimin e te hyrave. Blerja e tyre ka shkuar me procedurë të prokurimit”, tha drejtoresha e Financave për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar me dhjetëra raste të blerjeve nga institucionet publike.

http://kallxo.com/zyra-e-kryeministrit-blen-iphone-890-euro/

http://kallxo.com/gjykata-blen-iphone-8-per-999-euro/