Panairi SIAL 2018 - Paris

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Paris

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës.

MTI përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë panair po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës dhe i cili do të zgjas deri me 25 tetor.

“Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe,  ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Tutje, thuhet se “kompanitë vendase dhe përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen”.