Kompanitë e pa interesuara për tenderin për shpronësim në Zveçan

Komuna e Zvecanit nuk ka arritur të sigurojë ekspertizën e operatorëve ekonomik për hartimin e një elaborati për shpronësim në fshatin “Korilje” të kësaj komune. Por iniciativa e komunës për punimin e këtij elaboratit u anulua, për shkak të mungesës së interesimit të kompanive për të aplikuar për këtë tender ndërpreu aktiviteti e nisur.

Tenderi është iniciuar muajin e kaluar.

Për këtë aktivitet të prokurimit, komuna ka parashikuar vlerën e kontratës deri në 2 mijë euro.

Komuna e Zveçanit për këtë tender ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit duke përcaktuar si kriter çmimin më të ulët.

Por këtë tender, Komuna e Zveçanit është dashur ta anuloj.

Sipas komunës, anulimi I këtij tenderi erdhi si rezultat I mos interesimit të kompanive për të aplikuar për këtë tender.

“Asnjë operator ekonomik nuk ka dorëzuar dokumente të tenderit, oferta elektronike ose letre”, thuhet në njoftimin për anulim të komunës.