Kompanitë e linjave private kundër autobusëve të rinj, bllokojnë rrugën

Disa autobusë privat kanë bllokuar qarkullimin e linjës 3 të Komunës së Prishtinës. Mëngjesi i sotëm ka nisur me protestë të shoferëve të linjës numër 5 të Prishtinës. Në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, disa autobusë privat kanë bllokuar qarkullimin e linjës 3 të Komunës së Prishtinës.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet gjendja e komunikacionit e krijuar te Rrethi, aty ku autobusët privatë nuk po lejojnë qarkullimin e udhëtarëve.

Që nga dita e djeshme kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urban, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjës 7, të cilat janë shprehur kundër qarkullimit të këtyre autobusëve në Kalabria.

Linja e re ka bërë që kompanitë që mirëmbajnë linjën 7 të protestojnë gjatë ditës së djeshme, duke bllokuar rrugën “Tahir Zajmi” në të cilën ka  nisur qarkullimin linja e re e trafikut urban.