Kompania nga Gjilani i hedhë mbeturinat në Suharekë - FOTO

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se një kompani nga Gjilani po hedh mbeturina në Suharekë.

Për këtë shkak ai sot ka dalë bashkë me Policinë dhe Inspeksionin komunal në vendin e ngjarjes.

“Inspekcioni komunal dhe policia ka verifikuar se një kompani nga Gjilani, ka hudhë bërllog në territorin e Komunës së Suharekës. Verifikimi është bërë në bazë të fakturave të gjetura dhe natyrisht do të shqiptohet dënimi sipas ligjeve në fuqi”, ka treguar ai përmes një postimi në Facebook.