Mbledhja e Komisionit për komunitete | Foto: KALLXO.com

Komisioni për Komunitete reagon ndaj ndaljes së Slobodan Petroviqit në Serbi

Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim,  më diskutoi ndalimin e  deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Slobodan Petroviç, nga ana e xhandarmërisë serbe në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikën kufitare në Merdarë.

Më datën   8 dhjetor, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, deputeti i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviç, është ndaluar nga policia serbe ku është mbajtur për disa orë duke u marrë në pyetje nga  pjesëtarë të shërbimit informativ serb (më tej BIA).

Sipas komisionit, për orë  të tëra  deputeti  Slobodan  Petroviç  i është nënshtruar  presionit direkt të Serbisë për  punën e tij, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët ky komisionin vendosi tri pika ku dënojnë këtë akt si më poshtë:

1.Dënojmë ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve nga policia serbe. Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit, Slobodan Petroviç.

2.Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin.

3.Kërkojmë nga Zyra për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësuesja Federica Mogherini që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen.

4. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij.