Komisioni për Arsim ballafaqon MAShT dhe SBAShK për kompensimin e orëve të grevës

Pas polemikave mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për kompensimin e orëve të mësimit të humbura gjatë grevës tri javëshe, Komisioni Parlamentar për Arsim ka vendosur që të premten t’i ballafaqojë ata në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën në arsim.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, tha se SBAShK-u duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës Themelore, pasi kanë kërkuar mendimin e saj.

“Sindikata e ka konstatuar vendimin e ministrisë dhe e ka dërguar në gjykatë ndërsa gjykata e ka shpallë vendimin si të pabazë.Unë mendoj se kur sindikata e ka qu kërkesën në gjykatë është dashtë me vepru sipas vendimit të gjykatës. Nëse një çështje e dërgojmë në gjykatë dhe nuk i bindemi mendoj se nuk është në rregull ky kaos disa andej disa këndej nuk është në rregull. Mendoj se sindikata duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të mundësohet kompensimi i mësimit për aq sa ka mundësi të kompensohet”, tha Kurteshi.

Kurse, anëtari nga PSD, Driton Çaushi tha se për të gjetur zgjidhje për kompensimin e orëve duhet të ballafaqohen të dyja palët në komision.

“Vështirë me bë analizë për gjendjen aktuale në arsim, ne jemi njoftuar prej ministrisë për vendimin e kompensimit të orëve dhe jemi pajtuar me këtë vendim. Por mendoj se SBAShK-u është duke u treguar e papërgjegjshme me këto sjellje, por propozoi që ta ftojmë ministrin dhe kryetarin e Sindikatës gjatë kësaj jave në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

Edhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni u pajtuan që të ftohen të dyja palët në komision të premten.

Komisioni për Arsim po ashtu sot formoi edhe grupet punuese për monitorim të tri ligjeve: Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Si udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore u zgjodh Arbërie Nagavci, me anëtarë: Abdyl Salihu, Fidan Rekaliu dhe Ismajl Kurteshi.

Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar u zgjodh Luljeta Veselaj-Gutaj, me anëtarë: Albulena Balaj, Valentina Bunjaku Rexhepi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu.

Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Inspektoratin e Arsimit u zgjodh Teuta Haxhiu, me anëtarë: Driton Çaushi, Fidan Rekaliu, Ismajl Kurteshi.

Gjithashtu u tha se në këto grupe punuese mund të marrë pjesë vullnetarisht çdo anëtar i komisionit.

SBAShK-u dorëzon padinë ndaj MAShT-it në gjykatë

Injorohet vendimi i MAShT, në shumë shkolla nuk mbahet mësimi

Mësimi gjatë vikendit konsiderohet se mund t’i dëmtojë nxënësit

 

11 Mars 2019 - 15:15

Arbisa Shefkiu 11/03/2019 - 15:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend